Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka zbuluar se shumë shpejt do të nisë xhirimet për një film të ri, duke ngjallur kuriozitet tek fansat e tij.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku ndau emocionet dhe entuziazmin për projektin e ri me ndjekësit e tij besnikë.
Luizi tregoi se filmi nuk do të përqendrohet vetëm tek ai, duke lënë të kuptohet se në kastin e aktorëve do të jenë edhe emra të tjerë të njohur, duke shtuar një dimension të veçantë për publikun.
Ai gjithashtu konfirmoi se bashkëshortja e tij, Kiara Tito, do të marrë pjesë në këtë projekt:
“Së shpejti fillojnë xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz si asnjëherë më parë, por edhe një Kiarë… ç’të them unë për ty… dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai në videon e postuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!