Luiz Ejlli pas fitores historike ndaj Serbisë: Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë, por për të bërë histori

Luiz Ejlli pas fitores historike ndaj Serbisë: Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë, por për të bërë histori

Mbrëmë, Shqipëria arriti një fitore historike 1-0 ndaj Serbisë në qytetin e Leskovacit, në një ndeshje plot emocione dhe tension.

Heroi i mbrëmjes ishte Rey Manaj, i cili shënoi një super gol që i dha skuadrës kuqezi tre pikë të arta dhe ringjalli shpresat për Botërorin.


Kombëtarja e Shqipërisë

Fitorja ka ngjallur reagime të shumta nga figura publike, sportistë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur krenarinë e tyre për këtë arritje.

Ndër reagimet më të komentuara është ai i këngëtarit të njohur Luiz Ejlli, i cili publikoi një mesazh frymëzues në InstaStory.

Në reagimin e tij, Ejlli shkruan: “Sonte Shqipëria tregoi shpirtin e një kombi që nuk dorëzohet kurrë. Kjo fitore është mesazh krenarie, uniteti dhe besimi. Është kujtesë se kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm. Sonte kemi dëshmuar se Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë, por për të bërë histori!”

Ky mesazh i fortë ka prekur shumë ndjekës dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku mijëra tifozë kanë shprehur emocionet e tyre për fitoren kundër rivalit historik. /Telegrafi/

Luiz Ejlli/InstaStory