12:16 / E Diele, 11 Maj 2025 / Gj. Sh
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka komentuar ndeshjen e sotme ”El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Kjo përballje mund të përcaktoj edhe kampionin e ri të Spanjës, shkruan IndeksOnline.
Ish-trajneri i Barcelonës, ka deklaruar se fituese e kësaj ndeshje do të jetë skuadra katalanase, duke parashikuar edhe rezultatin.
“Dashuria ime për Barçën nuk do të zhduket kurrë, kam një të kaluar për të cilën jam shumë krenare. Do të jetë një fitore 3-0 për Barcelonën, e lehtë,”, deklaroi Enrique.
Enrique me PSG-në arriti në finalen e Champions League, ku do të përballet me Interin.
Tekniku spanjoll tha se nuk ka dashur asnjëherë të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, e aq më pak në finale.
”Për mua, të luash në një finale të Ligës së Kampionëve kundër Barçës do të kishte qenë më e keqja. Më e keqja. Nëse nuk do të kishim qenë atje, do të kisha dashur që Barça të kishte qenë atje dhe që ata ta kishin fituar atë”, deklaroi Enrique./IndeksOnline/