Lajme aspak të mira vijnë nga rajoni i Pejës sa i përket aksidenteve.
Për një kohë shumë të shkurtër, atje humbën jetën katër persona.
Dy të rinj, që u vetaksidentuan në fshatin Treboviq, dhe së fundmi në Nabërgjan ku vdiqën babë e bir, ish-zyrtari policor Mehmet Kelmendi, dhe djali i tij Arbëri, 35 vjeçar.
Këto informacione i solli për shikuesit e Klan Kosovës, korrespodenti Valdrin Daci, në emisionin e mëngjesit “Ora 7”.
Daci bëri të ditur se zona ku ndodhën këto dy aksidente njihet ndryshe edhe si “Lugu i Tërstenikut”.
The post “Lugu i Tërstenikut” fatal, katër viktima në aksidente për një kohë të shkurtër (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.