E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeLuftë për një tokë në Mitrovicë, përfshihet serbja 96 vjeçare – Sonte...

Luftë për një tokë në Mitrovicë, përfshihet serbja 96 vjeçare – Sonte në Kiks Kosova

Sonte në Kiks Kosova: problemet me pronësinë e tokave dhe stërshitjen e tyre nga serbët.

Një tokë afër lumit Sitnica është shndërruar në mollë sherri ndërmjet dy shqiptarëve nga Mitrovica.

Njëri prej tyre, Bajram Sylejmani, pretendon se parcelën e ka trashëguar nga babai i tij, që 75 vjet më parë, ndonëse kjo pronë kurrë nuk është përkthyer në emrin e familjes së tij.

Në anën tjetër, R.B thotë se është pronari legjitim i tokës, të cilën e ka blerë në mars të vitit 2022 nga një grua serbe nga Beogradi, Nadezda Jašić, për 50 mijë euro.

Tashmë, të dy palët ndodhen në një proces të hapur gjyqësor.

Nga ora 19:00, në emisionin Kiks Kosova, ekskluzivisht në Klan Kosova.

The post Luftë për një tokë në Mitrovicë, përfshihet serbja 96 vjeçare – Sonte në Kiks Kosova appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT