Luana Vjollca mahnit me një paraqitje elegante në fustan të shkurtë

Luana Vjollca mahnit me një paraqitje elegante në fustan të shkurtë

Luana Vjollca ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje tërësisht sensuale dhe plot stil.

Moderatorja u shfaq me një fustan mini me print leopardi, i cili i vinte në pah linjat dhe i jepte një energji të fuqishme e femërore.


Ajo e kombinoi veshjen me sandale elegante me taka të zeza dhe një çantë të vogël shpatullash, duke e mbajtur pamjen të thjeshtë, por tërheqëse.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Për grimin, Luana kishte zgjedhur buzëkuqin e kuq të ndezur që i jepte më shumë intensitet dhe klas paraqitjes, ndërsa flokët i kishte kapur lart, me disa fije të lëshuara që e bënin dukjen më të butë e natyral.

Në fotografitë e publikuara, ajo alternon pozat elegante dhe të sigurta me buzëqeshje të lira dhe lozonjare, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe të ngrohtë.

Pamja e saj është një kombinim perfekt mes sensualitetit, elegancës dhe vetëbesimit, duke e bërë sërish një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram telegrafi.com

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram