Lottie Moss shkëlqen në Javën e Modës dhe rrëfen për jetën e saj të takimeve

Lottie Moss shkëlqen në Javën e Modës dhe rrëfen për jetën e saj të takimeve

Lottie Moss, gjysmë-motra e supermodeles Kate Moss, tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Londër me një fustan të bardhë transparent me dantella, që nxirrte në pah stilin e saj provokues dhe elegant.

27-vjeçarja, e njohur për paraqitjet e guximshme, kombinoi fustanin me taka të bardha dhe aksesorë minimalistë, duke tërhequr vëmendjen në shfaqjen e Yuhan Wang.


Përveç paraqitjes në event, Lottie ndau edhe një anë personale në Instagram, ku foli për profilin e saj në aplikacionin e takimeve Hinge, shkruan DailyMail.

Ajo pranoi se dikur preferonte “burra toksikë”, por tani po kërkon një qasje më të shëndetshme dhe elegante në jetën e saj private.

“Kaosi më ndjek kudo që shkoj, por tani dua që kjo të reflektojë një version më të qetë e me klas të vetes sime,” tha ajo me humor. /Telegrafi/