E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeLos Angelesi hyn në shtetrrethim, protestat përhapen në qytete të tjera

Los Angelesi hyn në shtetrrethim, protestat përhapen në qytete të tjera

Kryetarja e bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, ka shpallur një shtetrrethim për disa pjesë të qendrës së qytetit në përgjigje të plaçkitjeve dhe dhunës gjatë protestave kundër bastisjeve të imigracionit.

Pas fillimit të shtetrrethimit në orën 20:00 sipas kohës lokale në Los Angeles, shumë njerëz mbetën në qendër të qytetit, ose aksidentalisht ose duke sfiduar shtetrrethimin.

Policia ka filluar arrestime masive të protestuesve pasi hyrjes në fuqi të shtetrrethimit emergjent.

Ai do të jetë në fuqi deri në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, dhe pritet të jetë në fuqi për disa ditë, sipas kryetares së bashkisë.

Ndërkohë, demonstratat janë përhapur edhe në të paktën 10 qytete të tjera në SHBA, me arrestime “të shumta” edhe në New York.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT