Një aksion i gjerë i antidrogës është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në disa qytete të vendit.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se në Prishtinë janë arrestuar dy persona të njohur për organet e ndjekjes: Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se të dy të arrestuarit janë subjekt i hetimeve edhe në raste të tjera, përfshirë një çështje që lidhet me trafikim të substancave narkotike të ardhura nga Turqia.
Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar, i cili është nën vëzhgim prej kohësh nga njësitet e antidrogës.
Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë bastisjeve në lokacione të ndryshme në kryeqytet. Megjithatë, burimet e Sinjalit konfirmojnë se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nuk është gjetur asnjë provë e dyshimtë apo substancë narkotike.
Tigani dhe Vizdik ishin arrestuar edhe në vitin 2022, pasi ishin kapur me drogë në Han të Elezit. Ata ishin në mesin e shtatë personave që u patën kapur me 83 kilogram drogë.
Ndaj Tiganit dhe Vizdik, ishin ngritur aktakuzë në prill të vitit 2024, nën dyshimin për kryerje të veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndryshe, dyshja janë aksionarë në kompaninë Tada Group SH.P.K., kompani që merret me restorante dhe ushqim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);