Ish kapiteni i Sunderlandit Lorik Cana ka qenë i pranishëm në ndeshjen ndaj Aston Villas për t’i dhënë mbështetje ish klubit si dhe futbollistit shqiptar Granit Xhakës.
Cana doli në fushë pak para se të niste ndeshjen edhe për të përshëndetur tifozët, të cilët e duartrokitën.
Ai ka postuar disa video në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke mbështetur ish klubin, aty ku ishte kapiten.
Pas ndeshjes, ai u fotografua me kapitenin aktual, pra Granit Xhakën, i cili edhe asistoi te goli i barazimit, ku dhuroi një asist të bukur me kokë për Isidor.
Kujtojmë, Cana ishte pjesë e Sunderlandit në sezonin 2009/10, ku zhvilloi 31 paraqitje në Ligën Premier, si dhe dhuroi një asistim atë sezon. Ai gjithashtu kishte zhvilluar katër paraqitje, dy në FA Cup dhe dy në Kupën e Ligës./Telegrafi/