E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeLorik Cana, i ftuar special në Gala Mbrëmjen e “Ramë Lahaj &...

Lorik Cana, i ftuar special në Gala Mbrëmjen e “Ramë Lahaj & Friends”

Më 2 gusht, “Ramë Lahaj & Friends” do të organizojë një Gala Mbrëmje në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë emra të shquar të muzikës klasike, por jo vetëm.

Si i ftuar special i kësaj mbrëmjeje do të jetë edhe ish-futbollisti i famshëm, Lorik Cana.

“Kemi kënaqësinë e veçantë të prezantojmë të ftuarin special të Gala Mbrëmjes ‘Rame Lahaj & Friends’, Lorik Cana. Më 2 gusht, ora 20:30, ai do të jetë pjesë e kësaj nate të jashtëzakonshme, ku do të prezantojë projektin e tij dokumentar ‘UDHA’, një rrugëtim emocionues që eksploron rrënjët historike dhe kulturore të arbëreshëve të Italisë së Jugut”.

“Një mbrëmje ku arti, identiteti dhe historia bashkohen në një skenë të vetme”, u tha në njoftimin e publikuar në faqen “Rame Lahaj International Opera Festival”. /Klankosova.tv

The post Lorik Cana, i ftuar special në Gala Mbrëmjen e “Ramë Lahaj & Friends” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT