Kandidati i PDK-së njëherësh kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ishte mysafir në edicionin e sotëm të DpT te Fidani në Klan Kosova.
Totaj deklaroi se “lojtari i madh hyn në lojë kur është së vështiri”.
“Kur e kam thënë këtë e kam menduar deklaratën e Madeleine Albright e cila ka thënë “Ai që i fiton zgjedhjet disa premtime i mban, ai që i humbë se mban asnjë”, deklaroi Totaj.
Ai renditi pesë punët e mëdha që sipas tij janë përfunduar gjatë këtij mandati në Prizren.
“Pesë punët e mëdha që i kemi kryer, po i numëroj shpejt e shpejt. E para dhe shumë e rëndësishme është de-bllokimi i rrugës së tranzitit, e dyta është renovimi komplet i Shatërvanit (sheshit), e treta janë trotuaret bashkë me gjelbërim, e katërta është rregullimi komplet i sheshit të Bazhdarhanës, e pesta është renovimi komplet i qendrës sportive dhe teatrit. Ka edhe shumë të tjera, po këto po i lëmë si më të rëndësishmet”, tha Totaj në Klan Kosova.
The post “Lojtari i madh hyn në lojë kur është më së vështiri”, Totaj numëron pesë punët e mëdha në Prizren (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.