E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeLojërat Universitare Botërore: Laura Fazliu zë vendin e dytë

Lojërat Universitare Botërore: Laura Fazliu zë vendin e dytë

Xhudistja Laura Fazliu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU.

Fazliu është stolisur me medaljen e argjendtë, transmeton Klankosova.tv.

Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë xhudistja kosovare e mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina.

Në çerekfinale ajo mposhti Viktoria Folgen nga Gjermania.

Laura në gjysmëfinale triumfoi ndaj Flavia Favorini nga Italia.

Në ndeshjen finale me Narumi Tanioka nga Japonia për medaljen e artë, rrugëtimi i Laurës u ndërpre për shkak të një lëndimi, që përfundoi duke u stolisur me medaljen e argjendtë.

“Faleminderit për emocionet që na dhurove dhe që na bën krenarë!”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës./ Klankosova.tv.

The post Lojërat Universitare Botërore: Laura Fazliu zë vendin e dytë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT