E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeLoja e rrezikshme: Kërcejnë “Supermen”, lëndojnë veten (VIDEO)

Loja e rrezikshme: Kërcejnë “Supermen”, lëndojnë veten (VIDEO)

Të paktën tre nxënës veç në shkollat e Lipjanit pësuan lëndime, kur tentuan ta bëjnë sfidën e rrjeteve sociale që mbanë emrin e super heroit të të vegjëlve, Supermenit.

Gjërsa komuna ngriti alarmin për dy të mitura, të enjten u shtua edhe një rast në shkollën e një prej fshatrave.

Edhe në të, Klan Kosovës iu konfirmua se ka lëndime, e që shkak u bë e njëjta sfidë e TikTokut, e që ngjashëm qenë edhe ato që u evidentuan paraprakisht.

Përveç kësaj sfide kur nxënësit në grup presin në duar bashkëmoshatarët e hedhin lartë, në qarkullim është edhe një tjetër ende me më rrezik, e cila quhet Reblox.

Me rastet po merren komunarët, anise thonë se pak gjë kanë në dorë, derisa prindërit thonë se kujdestarët në shkolla duhet të kujdesen për nxënësit.
Ndërkaq, kërkesa e të gjitha palëve është që të shtohet vëmendja e prindërve për të ndikuar në vetëdijësimin e fëmijëve për të mos rënë pre e ndikimit të rrjeteve sociale, për çka në shkolla edhe janë ndaluar telefonët.

Muaj më parë tek nxënësit qe një fenomen njashtu i nxitur ku të miturat vetëlëndoheshin me mjete të mprehta, e raste janë shfaqur në disa komuna.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT