Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti, Xhevdet Llumnica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në këtë podcast, Llumnica flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për ditët si futbollist profesionit në Suedi.
“Me thënë të drejtën nuk është se kam pasur ndonjë lidhje me atë shtet, por Albert Bunjaku ish-selktori më ka dërguar te një skuadër më e vogël pastaj shkova te Kalmari”, tha Llumnica.
“Ka ndikuar edhe shpallja e lojtarit më të mirë në Kosovë. Pas gjashtë muajsh kalova te Kalmari, një skuadër konkurrent për të fituar titullin. Ka qenë konkurrencë e fortë, ku një nga brazilianët e skuadrës ishte pjesë e Kombëtares së Brazilit në Botëror të vitit 94”, tha ndër të tjera Llumnica.
Ish-sulmuesi i Prishtinës dhe Dritës ka thënë ndër të tjera se kushtet në Suedi ishin shumë të mira për dallim prej futbollit kosovar. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com