E shtunë, 25 Janar, 2025
spot_img
HomeSportLlumnica: Kënga "MORA FJALË" nuk sjell emocione në Shqipëri

Llumnica: Kënga “MORA FJALË” nuk sjell emocione në Shqipëri

Heqja e këngës “Mora fjalë” e këngëtares së madhe Shkurte Fejza, nga repertuari i muzikës në “Air Albania” ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.

Kjo temë u diskutua edhe sonte në emisionin Sports Show në Klan Kosova.

Analisti i futbollit, Ardian Llumnica, u shpreh se kjo këngë nuk ngjall emocion të njëjtë në Shqipëri.

“Unë e di që në Kosovë është shumë e dëshiruar. Unë e di që në Kosovë, e din edhe fëmija më i vogël, mbase në Kosovë është edhe hymn”, tha Llumnica.

Teksa më pas foli edhe trajneri dhe ish-futbollisti Arben Zeqiri, i cili tha se “në Shqipëri nuk këndohet asnjë nga këngët e Kosovës”.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHF thotë se kjo këngë nuk është cenzuruar ashtu siç po spekulohet.

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” është edhe brandi që ne zgjodhëm e që na shoqëron me plot pasion në çdo stadium kombëtar e ndërkombëtar ku luajmë. Sikundër natyrisht, edhe plot të tjera nga buqeta muzikore e këngëve në stadiumet tona, një prej të cilave është edhe “Mora fjalë!”.

“Nuk kemi patur, nuk kemi e as nuk do të kemi kurrë asnjë herë dëshirën të biem në një marrëzi të tillë të shpikur nga hiçi, por, për respekt edhe të kësaj krijimtarie muzikore sollëm edhe ne dy fjalë për… “Mora fjalë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498