Llapi ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Ferizajt në ndeshjen të vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, ishte afër t’i rikthehej fitores pas plotë shtatë ndeshjeve, por u ndal përsëri në ndeshjen e luajtur “Zahir Pajaziti”.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja ekipet, me vendasit për një nuancë më të mirë.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti t’i ndryshojnë shifrat dhe ekipet në pushim shkuan me barazim 0:0.
Derisa në 45 minutat e dyta, vendasit ishin përsëri skuadër më e mirë duke rrezikuar më shumë, por golin e gjeten vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Goli erdhi me anë të Hamdi Namanit (89′), i cili shënoi për 1-0, por kur pritej që ndeshja të mbyllej, në skenë doli Sokol Kiqina (90+9) duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Pas këtij barazimi, skuadra llapjane ngjitet në pozitën e shtatë me 17 pikë, teksa Ferizaj renditet i nënti me 16 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, llapjanët udhëtojnë te Suhareka, ndërsa ferizajasit e presin Ballkanin.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.