E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLlapi finalisti i parë i Kupës së Kosovës, Batatina e eliminon Drenicën...

Llapi finalisti i parë i Kupës së Kosovës, Batatina e eliminon Drenicën e profesor Sokolit – Indeksonline.net

16:59 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh

Llapi është finalisti i parë i Kupës së Kosovës, për sezonin 2024/25.

Skuadra nga Podujeva shënoi fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Drenicës, me rezultat 2-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 4-0, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti 21-vjeçar, Arianit Hasani shënoi të dy golat në ndeshjen e sotme, në minutat 66′ dhe 76′.

Në finale, Llapi e pret fituesin e ndeshjes Prishtina – Drita, ku skuadra nga kryeqyteti ka përparësi nga ndeshja e parë, pasi fitoi me rezultat 1-0./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT