E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeSportLlapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky...

Llapi dhe Ferizaji ndajnë pikët, asnjërës nuk i shkon për shtati ky rezultat – Indeksonline.net

17:04 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Gj. Sh

Llapi dhe Ferizaji kanë ndarë pikët, në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Zahir Pajaziti” ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra mysafire ishte e para që kaloi në epërsi, me golin e Erion Sadriut, në minutën e 59-të.

Pas dhjetë minutave, vendasit barazuan rezultatin, pasi Ardit Tahiri u tregua i sakt nga penalltia.

Ky rezultat nuk i shkon përshtati asnjërës skuadër, pasi njëra po lufton për një vend që dergon në garat evropiane, ndërsa tjetra për mbijetesë.

Ferizaji renditet në vendin e katërt me 49 pikë, derisa Llapi renditet në vendin e tetë, me 41 pikë./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT