Lladrovic mban tubim në Llapushink, e quan madhështor

Lladrovic mban tubim në Llapushink, e quan madhështor

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka mbajtur një takim me qytetarët e llapushnikut, të cilin e quajti madhështor.

Lladrovci tha se tubimet e “Për Drenasin Kampion” çdo ditë po i demantojnë, sipas tij, përçarësit që fshihen prapa vlerave të heronjve, të luftës dhe paqes, duke tentuar ata t’i përvetësojnë.

“Fitorja me 101 arsye është fakt që në të gjitha takimet tona zgjedhore po rikonfirmohet”.

“Qytetarët e komunës së Drenasit i kanë 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, qytetarët kampionë në këto zgjedhje kanë qëllim fitoren e madhe dhe përfaqësimin e denjë dhe të drejtë”, shkroi Lladrovci, transmeton Klankosova.tv.

Ai tutje bëri të ditur se pjesë e këtij tubimi ishin edhe kandidatët për asamble nga “Për Drenasin Kampion”.

The post Lladrovic mban tubim në Llapushink, e quan madhështor appeared first on Klan Kosova.