I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në “Debat Plus” ka komentuar kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në garën për kryetar të kësaj komune ka hyrë dhe Petrit Hajdari i PDK-së, derisa Lladrovci deklaroi se askush nuk mundet ta largojë atë nga kjo parti, pasi sipas tij, ai ka punuar shumë dhe e ka bërë krenare Partinë Demokratike të Kosovës.
“Unë jam Partia Demokratike, kush që më heq prej Partisë Demokratike s’ka bir nëne. Kam punuar për Partinë Demokratike, e kam bërë krenare Partinë Demokratike”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.
The post Lladrovci: Unë jam Partia Demokratike, s’ka kush që më heq prej saj appeared first on Klan Kosova.