Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeLladrovci tregon se përmbytjet kanë bllokuar disa rrugë në Drenas

Lladrovci tregon se përmbytjet kanë bllokuar disa rrugë në Drenas

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se vërshimet në këtë komunë kanë bllokuar disa rrugë atje.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos lëvizin pa arsye.

Lladrovci njëherësh ka treguar edhe cilat janë rrugët janë bllokuar.

Postimi i plotë i tij:

Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e Drenasit
Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:
Drenas – Guri i Plakës,
Drenas – Kroi i Mbretit
Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe
Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.
Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.
Qytetarë të nderuar,
Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen.
Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes.
LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT