Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një takim në selinë e iniciativës së krijuar nga ai “Për Drenasin Kampion”, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë duke dalë triumfues në zgjedhjet e 12 tetorit.
Lladrovci s’e mohoi ndihmën që mund ta ketë marrë nga VV-ja në Drenas, pasi tha se të gjithë ata që i janë përshtatur vizionit të tij për Drenasin kanë qenë të mirëseardhur dhe kanë ndikuar në rezultatin preliminar të zgjedhjeve lokale.
“Ai foli edhe për disa tema të tjera por kryesisht kishin të bënin në lidhje me akuzat dhe largimin e tij nga PDK-ja, ani pse i njëjti nuk largohej nga deklarimet se do t’i ndihmojë të gjithë ata që janë në balotazh, e sidomos të PDK-së, duke përmendur Arian Tahirin dhe Sokol Bashotën që i ka miq”, tha gazetarja Altianë Zogaj, njofton Klankosova.tv.
Tutje, gazetarja Zogaj tregoi se Lladrovci u pyet nëse do të shkojë në Hagë që t’ua kumtojë ish-krerëve të partisë lajmin për fitoren e tij, por tha se për shkak të masave që ekzistojnë në Dhomat e Specializuara kjo ndoshta nuk do t’i mundësohet por krejt çka mund të bëjë është se edhe nga Drenasi mund t’i organizojë katër autobusë që të nisen për protestën e madhe në Tiranë të premten.
“Nga Klani, Lladrovci u pyet nëse ekziston një fije shprese për ndreqjen e raporteve me Krasniqin, teksa u shpreh se në aspektin personal nuk ka diçka problem, por në aspektin profesional ka disa ankesa që do të merren veprimet e duhura kundrejt tij, duke përmendur këtu edhe organet e rendit”.
“Ai vazhdoi për në selinë e PDK-së në Drenas dhe në mënyrë simbolike e hapi zyrën duke treguar në një formë lidhjen që e ka me këtë parti”, tha gazetarja Zogaj.
The post Lladrovci tregon nëse do të shkojë në Hagë që t’ua kumtojë “lajmin e fitores” appeared first on Klan Kosova.