Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, po qëndron në Drenas, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ku po pritet të mësohet se kush ka dalë i pari, Petrit Hajdari i PDK-së, apo Ramiz Lladrovci i Iniciativës Qytetare.
“Ani pse jemi këtu në afërsi të kësaj selie, në fakt, festa ka filluar nga kundërshtari politik i tyre, pra nga Iniciativa për Drenasin, e kryesuar nga Ramiz Lladrovci”, ka raportuar Zogaj në Specialen e Klan Kosovës.
“Ani pse një festë më e madhe mësohet të jetë te selia e tyre, nga ku për pak do ta kemi kolegen Amantina Hasani, këtu atmosfera ishte e qetë deri pak më herët”.
“Por, siç duket, me kuptimin e rezultateve të reja të cilat veçse po bëhen publike kohë pas kohe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për numrin e votuesve këtu dhe numrin e votave që Partia Demokratike posedon, një entuziazëm shumë i madh nuk po shihet nga kjo parti me në krye kandidatin Petrit Hajdari”.
“Nga një bisedë e shkurtër që arritëm të kishim me të, i njëjti është optimist se do të ketë një rezultat të mirë, por që pret rezultatin final që të dihet epilogu i mbrëmjes së sotme”.
“A do të ketë festë edhe te Partia Demokratike këtu, apo festa do të zhvendoset kryesisht në pjesën tjetër, pra te Iniciativa e Ramiz Lladrovcit.”
The post Lladrovci po feston, Hajdari i PDK-së mbetet optimist appeared first on Klan Kosova.