Ditën e parë nuk e privilegjoi vendlindjen, por tubimin këtu nuk e zgjati përtej të dytës.
Të dielën Ramiz Lladrovci erdhi të kërkojë vota në Gllanesellën e tij, ku muhabetin e ka pa dorëza.
Megjithatë, e pranoi se nuk u doli në hak, në mandatet e tij të mëhershme si kryetar i Drenasit.
Kandidati që mësyn sërish këtë komunë, por tashti me iniciativën qytetare PDKRl tha se ndihet në borxh, ngase prioritet iu kishte dhënë të tjerave.
Por premtime për Gllanasellën bëri, nëse fiton për të mbetur në krye të Drenasit.
Lladrovci që me Drenasin qeverisi prej 2016-ës, tha se do të bëhet kampionë 10 herë, ngase edhe numri i tij garues në zgjedhjet lokale te 12 tetorit, është fat për ta. /Klankosova.tv
The post Lladrovci për Drenasin: Bëhem kampion 10 herë, s’korruptova KQZ-në (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.