E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/lladrovci-ngushellon-familjen-per-vdekjen-e-aziz-bardhit-ish-komandant-i-togut-ne-brigaden-114-te-uck-se-7/Lladrovci ngushëllon familjen për vdekjen e Aziz Bardhit, ish-komandant i Togut në...

https://klankosova.tv/lladrovci-ngushellon-familjen-per-vdekjen-e-aziz-bardhit-ish-komandant-i-togut-ne-brigaden-114-te-uck-se-7/Lladrovci ngushëllon familjen për vdekjen e Aziz Bardhit, ish-komandant i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së – Klan Kosova

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Aziz Bardhit nga Gradica, ish-komandant i Togut në Brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një njoftimin e Komunës së Drenasit thuhet se Aziz Bardhi ishte një luftëtar i palëkundur për lirinë e atdheut, i cili kontribuoi me guxim dhe përkushtim në radhët e UÇK-së.
“Ai do të kujtohet me respekt të veçantë për rolin e tij në çlirimin e vendit dhe për vlerat që përfaqësonte si njeri. Përveç kontributit në luftë, Aziz Bardhi ishte edhe mësues i përkushtuar, i cili deri në pensionim punoi me devotshmëri për edukimin e brezave të rinj. Edukimi, dashuria për dijen dhe përgjegjësia ndaj fëmijëve ishin pjesë thelbësore e jetës dhe misionit të tij”.
“Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Bardhi, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij arsimtarë dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin këtë njeri të madh”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post Lladrovci ngushëllon familjen për vdekjen e Aziz Bardhit, ish-komandant i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT