Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka kërkuar inicimin e shkarkimit të kryetarit të kuvendit, Dimal Bashës, pas shfaqjes së një artikulli të tij të vitit 2012 ku e cilësonte UÇK-në si organizatë të lidhur me trafikantë të drogës.
Lladrovci tha misioni atdhetar e human i themelimit të UÇK-së, pastërtia e organizimit, financimit dhe luftës së UÇK-së nuk ka mundur as nuk mund ta nxijë “as Serbia, as Rusia, as Dimalat”.
“Këto dy dokumente, mjaftojnë për të iniciuar shkarkimin e Kryekuvendarit. Kosova jonë kishte dhe ka ‘kontribuues’ si Dimal Basha, por si këto dy faqe që dëshmojnë thellësinë e gënjeshtrës, seriozitetin e mashtrimit dhe antikombtarizmit, nuk mund të gjenden nga autorë shqiptarë”, shkroi Lladrovci, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Lladrovci tha se pret që deputetet dhe deputetët atdhetarë të merren urgjent me inicimin e shkarkimit të Bashës nga pozita e kryetarit të kuvendit.
“Pres që deputetet dhe deputetët atdhetarë të merren urgjent me inicimin e shkarkimit të tij nga pozita e kryekuvendarit, për hir të qytetarëve, lirisë, gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Kosova as UÇK-ja nuk e meriton këtë turp. Dimal, ik”, shkroi ai.
The post Lladrovci kërkon shkarkimin e Bashës pas shkrimit kundër UÇK-së appeared first on Klan Kosova.