Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dërguar një mesazh tek votuesit e tij, duke iu bërë thirrje për qetësi dhe dashuri lidhur me situatën e krijuar.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Lladrovci shkroi se “bedelët, me ndonjë përjashtim”, ishin kundër tij edhe në zgjedhjet e kaluara.
Ai shtoi se siç i mposhti në zgjedhjet e kaluara do t’i mposht edhe kësaj radhe.
“Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë. Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do t’i ndihmojnë. Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”, shkroi Lladrovci.
Kryesia e PDK-së, më 27 korrik vendosi që kandidat për kryetar të Drenasit të mos jetë më Lladrovci, por Petrit Hajdari / Klankosova.tv
The post Lladrovci kërkon qetësi nga votuesit e tij: Bedelët i munda dhe i mundi sërish – vazhdojmë, +4 appeared first on Klan Kosova.