Liverpooli po tregon interes konkret për mesfushorin e talentuar të Crystal Palace, Adam Wharton, ndërsa raportet sugjerojnë se 21-vjeçari preferon një transferim te “Reds” përpara klubeve të tjera të mëdha që janë në garë për të.
Sipas faqes DaveOCKOP, Liverpooli po shqyrton mundësinë e afrimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit, megjithëse një transferim gjatë verës së ardhshme shihet si më i mundshmi.
Marrëveshja mund të arrijë vlerën e 60 milionë funteve (70 milionë euro) plus bonuse, shumë që pritet të bindë Crystal Palace të ndahet me yllin e tyre të mesfushës.
Wharton ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri, duke u paraqitur në të gjitha gjashtë ndeshjet e deritanishme të Palace dhe duke dhënë një asistim. Sezonin e kaluar, ai u aktivizua në 27 ndeshje, ku regjistroi dy asistime dhe fitoi vendin si reprezentues i rregullt i kombëtares së Anglisë.
Përveç Liverpoolit, për Wharton interesim kanë shfaqur edhe gjigantë të tjerë evropianë, përfshirë Real Madridin, Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!