Liverpooli ka fituar në shtëpi ndaj rivalëve lokal të Evertonit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier.
Ekipi i Arne Slot ka vazhduar serinë e qind për qindtë në kampionat duke marrë edhe fitoren e pestë nga pesë ndeshje të luajtura deri tani, ku skuadra e fundit që mposhtën ishte Evrtoni.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 10-të me anë të Ryan Gravenberch për 1-0, ndërsa Hugo Ekitike (29’) shënoi për 2-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por kësaj radhe ishin vetëm mysafirët që gjeten rrjetën.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 58-të me anë të Idrissa Gueye, i cili shënoi për 2-1 dhe deri në fund të ndeshjes qëndroi ky rezultat.
Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Crystal Palace, teksa Evertoni e pret West Ham Unitedin. /Telegrafi/