E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLiverpooli s’ka të ndalur - Klan Kosova

Liverpooli s’ka të ndalur – Klan Kosova

Kampionatin në Angli nuk e nisi si favorit, sidomos me faktin se klubi ndryshoi trajner.

Por, tekniku holandez Arne Slot i zuri të gjithë në befasi.

Në xhiron e 18-të të Premier Ligës angleze, Liverpooli priti në Anfield Leicester Cityn, të cilët ndonëse avancuan të parët, u mposhtën 3-1.

Mysafirët shënuan në minutën e 6-të përmes Jordan Ayew, por që atëherë, rastet për ta morën fund.

Në fund të pjesës së parë, Cody Gakpo barazoi shifrat.

Katër minuta në pjesën e dytë dhe Curtis Jones e çoi ekipin e tij në avantazh pas një asisti nga Salah.

Ky i fundit edhe e vulosi takimin, duke shënuar në minutën e 82-të për 3-1.

Kështu, “The Reds” tani kryesojnë tabelën në Angli me 42 pikë nga 17 ndeshje, 7 larg Chelseat në vendin e dytë. Vlen të theksohet se Liverpooli e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leicester City po kalon në një formë shumë të dobët, duke grumbulluar vetëm 14 pikë nga 18 ndeshje, dhe zë vendin e 18 në ligë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT