E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLiverpooli refuzon ofertën për Trent Alexander-Arnold nga Real Madridi

Liverpooli refuzon ofertën për Trent Alexander-Arnold nga Real Madridi

Liverpool ka refuzuar ofertën për Trent Alexander-Arnold nga Real Madrid.

Nuk kishte asnjë ofertë zyrtare, por u bë një ofertë nga pala spanjolle.

Alexander-Arnold i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mediat në Spanjë kanë thënë se 26-vjeçari ka informuar Liverpool-in se dëshiron të luajë për Madridin.

Reali-i tani është i lirë të flasë drejtpërdrejt me Alexander-Arnold për një parakontratë.

Por Liverpool-i, si duket nuk ka interes të humbasë lojtarin ndërsa lufton për titullin e Premierligës.

Tre prej lojtarëve kryesorë të tyre u skadon kontrata këtë verë dhe megjithatë ata kanë mbetur pothuajse të përsosur si në Premier League, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Alexander-Arnold, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk janë të gjithë në diskutime për marrëveshje të reja, të tre jashtë kontratës së verës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT