Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Atlético Madridit fillon në orën 21:00 dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesant të xhiros së parë.
Njëri nga kandidatët kryesor, Liverpooli e nis sezonin e ri të Ligës së Kampionëve 2025-26 sonte, duke pritur Atlético Madridin në “Anfield Road”.
Alexander Isak luan nga minuta e parë, ndërsa Hugo Ekitike bie në stol, ashtu si edhe Alexis Mac Allister, me Jeremie Frimpong që starton.
Te Atletico Madridi, Julian Alvarez, mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi për herë të parë që nga viti 2022. Transferimi i verës, Giacomo Raspadori, merr pozicionin e sulmuesit, me Antoine Griezmann pas tij.
Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari Maurizio Mariani.
Liverpool: Alisson, Frimpong, Konate, Van Dijk, Robertson, Gravenberch, Szoboszlai, Salah, Wirtz, Gakpo, Isak.
Atletico Madrid: Oblak, Marcos Llorente, Le Normand, Lenglet, Javi Galán, Giuliano Simeone, Barrios, Gallagher, Nico González, Griezmann, Raspador.