Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Joleon Lescott, ka deklaruar se Liverpooli nuk ka nevojë për transferimin e bujshëm të Alexander Isak për të fituar Premier Ligën.
Ai beson se Mohamed Salah mbetet lojtari më i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Arne Slot.
Lescott thekson se Salah mbetet lojtari më i rëndësishëm për Liverpoolin, duke u shprehur se ai është i pandryshueshëm dhe i disponueshëm çdo javë, ndryshe nga Isak që mund të kërkojë menaxhim për shkak të riskut nga lëndimet.
Ai vë në dyshim nëse dyshja do të përshtatet mirë, duke kujtuar edhe tensionet e mëparshme mes Salahut dhe Sadio Manes, dhe thekson se mentaliteti i sulmuesve shpesh mund të sjellë sfida brenda skuadrës.
“Ata do ta bëjnë rotacionin e Isakut. Salahu nuk bën rotacion. Është vërtetuar se ata nuk kanë nevojë për ato gola nga Isaku sepse Salahu do t’ju sjellë golat për të fituar ligën”, ka thënë fillimisht Lescott.
“Salah është i disponueshëm çdo javë. Isaku nuk e ka bërë ende këtë, kështu që do të duhet ta menaxhojnë këtë.”
“Ata do të duhet të jenë të vetëdijshëm se, pavarësisht se sa mirë ndihet Isaku, mund t’u duhet ta ndalojnë sepse mund të lëndohet ose diçka e tillë.”
“Sulmuesit janë të ndryshëm. Ata kanë një mentalitet të ndryshëm. Nuk e di nëse Salah do të jetë dakord me Isakun. Ai do të dëshirojë të fitojë ndeshjet më shumë sesa të fitojë trofe, por do të jetë diçka e re për të.”
“Të gjithë mund të spekulojmë se çfarë mendojmë se do të ndodhë. Dhe i kemi parë Manen dhe Salahun të debatojnë për gjëra të caktuara në të kaluarën, por të gjithë e dinim gjithashtu se Salahu do të shënonte më shumë gola”, përfundoi anglezi.
Megjithëse prurjet e reja si Isak mund të sjellin energji të re, Lescott beson se suksesi i Liverpoolit mbetet i lidhur ngushtë me liderin e tyre kryesor, Salah. /Telegrafi/