Liverpooli sapo ka njoftuar largimin e Trent Alexander Arnold nga skuadra në fundin e sezonit. 26-vjeçari do t’i japë fund lidhjes së tij dydekadëshe me Reds, pasi ka marrë vendimin për t’u larguar nga Anfield sapo të përfundojë kontrata e tij më 30 qershor 2025.
“Kam qenë këtu për 20 vjet tani, kam dashur çdo minutë të saj, kam arritur të gjitha ëndrrat e mia, kam arritur gjithçka që kam dashur ndonjëherë këtu. Duke dhënë gjithçka ditë për ditë për 20 vjet, kam arritur në një pikë ku ndiej se kam nevojë për një ndryshim të ri, një sfidë të re për mua si lojtar dhe si person. Dhe mendoj se tani është koha e duhur për ta bërë këtë” ka thënë Arnold.
Mbrojtësi anglez ka bërë 352 paraqitje me Liverpoolin duke shënuar 23 gola ndërsa ka fituar të gjithë trofenjtë e mundshëm me skuadrën.
Lojtari pritet ta vazhdojë karrierën te Real Madridi, skuadër me të cilën flitet se ka marrëveshje./Indeksonline/