E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportLiverpooli i shënoi plot 21 gola ndaj Unitedit në shtat ndeshjet e...

Liverpooli i shënoi plot 21 gola ndaj Unitedit në shtat ndeshjet e fundit, i pranoi veç katra

Këtë të diel do të luhet super derbi anglez në mes të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Në shtatë përballjet e tyre direkte në Premier League, Liverpooli ka seri pozitive duke shënuar katër fitore, më të thellën më rezultat 70, teksa Unitedi ka veç një fitore dhe dy herë janë ndarë baras.

Liverpooli në shtatë ndeshjet e fundit, Unitedit i ka shënuar plot 21 gola, ndërsa ka pranuar vetëm katër gola, njofton Klankosova.tv.

Aktualisht Liverpooli gjendet në pozitën e parë me 45 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, ku është pesë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Arsenali.

Ndërsa, Unitedi gjendet në pozitën e 14-të, me vetëm 22 pikë nga 19 ndeshje, apo veç gjashtë pikë larg zonës që çon në një ligë më poshtë – Championship.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT