Hugo Ekitike do të përballet me masa disiplinore nga Liverpooli pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Carabao kundër Southamptonit.
Francezi ka bërë një nisje të shkëlqyer në karrierën e tij në Liverpool, duke shënuar katër gola në vetëm disa paraqitje.
Megjithatë, ai bëri një gjest të pamenduar kundër Southampton, duke marrë një karton të dytë të verdhë, rrjedhimisht të kuqin pasi hoqi fanellën pas golit.
Ky gjest pritet t’i kushtoj shtrenjtë sulmuesit francez, pasi klubi nga Anfield thuhet se i ka sjellë atij një gjobë.
Sipas mediumit Daily Mail, gjoba që Liverpooli i ka dhënë Ekitikes është ekuivalente me dy javë pagë, që i bie rreth 255 mijë euro neto.
Paraqitjet e hershme të Ekitikes treguan potencialin e tij, por incidenti ka shërbyer si një kujtesë për disiplinën dhe profesionalizmin që pritet në Liverpool. /Telegrafi/