Liverpool ia bën 0 me 2 Cityt në pjesën e parë

Liverpool ia bën 0 me 2 Cityt në pjesën e parë

Liverpool e ka dominuar pjesën e parë në derbin kundër Manchester Cityt.

Në “Etihad Stadium”, “The Reds” po avancojnë me dy gola epërsi, 0:2.

Llogarinë e hapi egjiptiani Mohamed Salah, i cili tundi rrjetën e kundërshtarit në minutin e 14-të, pas asistimit të Dominik Szoboszlai.

Skuadra e Arne Slot, e realizoi edhe golin e dytë brenda 45 minutave, veçse tani Salah dhe Szoboszlai, ndërruan rolet.

Hungarezi e ngriti epërsinë në minutin e 37-të.

Mbetet të shihet nëse “citizens” e Pep Guardiolas mund të bëjnë ndonjë ndryshim.

The post Liverpool ia bën 0 me 2 Cityt në pjesën e parë appeared first on Klan Kosova.