Në Prishtinë, gjegjësisht në sheshin “Skënderbeu”, janë duke u mbledhur qytetarë për të protestuar kundër asaj që organizatorët e kanë quajtur padrejtësive të Gjykatës Speciale.
Grupe të mëdha qytetarësh kanë mbërritur tashmë në Prishtinë, nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Veç tyre, në protestë, e cila pritet të fillojë nga ora 17:00, janë parë persona që, në bazë të fanellave të tyre me mbishkrime si “Zëri i Kërçovës”, duket se janë nga Maqedonia.
Klankosova.tv do ju mbajë të informuar mbi çdo zhvillim nga kjo protestë.
Gjithashtu, televizioni Klan Kosova do ju informojë për detaje nga protesta përmes Speciales. /Klankosova.tv
“Kush hesht sot, mos të qajë nesër”, 500 pankarta për protestuesit sot (FOTO)
The post LIVE| Protesta kundër padrejtësive në Hagë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.