Klan Kosova ka nisur Maratonën Zgjedhore me një mbulim të gjerë special i cili do të zgjasë deri të dielën pas mesnate.
Gjatë kësaj kohe, publiku do ta ketë mundësinë që të informohet për çdo zhvillim nga procesi zgjedhor i nesërm.
Ky program special ka filluar me emisionin “Info Magazine” nën moderimin e Rina Mujkut dhe Besnik Tahirit të cilët do t’ju mbajnë para ekraneve televizive me debate, të ftuar të ndryshëm, analiza nga njohës të politikës, si dhe storie e kronika nga terreni.
Klan Kosova, përmes maratonës zgjedhore synon të sjellë informacione të sakta, dinamike dhe në kohë reale, duke e bërë publikun pjesë të çdo momenti të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Në kuadër të super-mbulimit të sotëm, Klan Kosova do t’ju sjellë edhe ndeshjen e Kombëtares Shqiptare të futbollit kundër Serbisë, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.
Nga nisja e procesit të votimit e deri në publikimin e rezultateve të para, gjithçka që lidhet me zgjedhjet e 12 tetorit, por jo vetëm, do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova.
The post LIVE| Nis Maratona Zgjedhore në Klan Kosova (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.