LIVE| Mbyllet pjesa e parë, Zvicra shpartallon mbrojtjen kosovare

LIVE| Mbyllet pjesa e parë, Zvicra shpartallon mbrojtjen kosovare

09:34 – Mbyllet pjesa e parë, Zvicra shpartallon mbrojtjen kosovare

Zvicra po fiton me rezultat 4:0 ndaj Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Helvetët kaluan në epërsi me golin e Manuel Akanjit në minutën e 22-të.

Tre minuta më vonë shënoi Breel Embolo për 2:0.

Ndërkaq, në minutën e 39-të Silvan Widmer realizoi golin e tretë.

Embolo doli sërish në skenë kur shënoi në minutën e 45-të për 4:0.

09:26 – Thellohet rezultati, Zvicra ia jep të tretën Kosovën

Pas 39 minutash lojë, Zvicra po fiton me rezultat 3:0 ndaj Kosovës.

Silvan Widmer shënoi pas asistimit nga Fabian Rieder.


21:14 – Zvicra shënon të dytin, Kosova në krizë


 21:11 – Akanji ndëshkon Dardanët, Zvicra 1:0

Zvicra po fiton 1:0 ndaj Kosovës në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Manuel Akanji realizoi në minutën e 22-të me kokë pas një rivënie nga këndi.

Helvetikët dominuan edhe me posedim edhe deri në momentin e golit.


21:04Zvicër-Kosovë, në tribuna edhe Albian Hajdari

Aktualisht po luhet ndeshja midis Zvicrës dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Gazetari Arlind Sadiku ka hasur në tribuna në lojtarin e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Albian Hajdarin.

Mbrojtësi shtatlartë u transferua sivjet te Hoffenheimi nga Luganoja.


 19:47 – Formacionet Zvicër-Kosovë, debuton Avdullahu

Pak më shumë se një orë para ndeshjes Zvicër-Kosovë janë bërë të ditura formacionet.

Gazetari i Klan Kosovës dhe Artmotion, Arlind Sadiku, ka ndarë një imazh të dy formacioneve.

Kosova e nis me Muriqin në portë, para tij Paqarada, Dellova, Rrahmani dhe Vojvoda.

Në mesfushë janë Muslija, Rexhbeçaj dhe Avdullahu.

Ndërkaq, sulmin e përbëjnë Jashari, Muriqi dhe Krasniqi.

 

The post LIVE| Mbyllet pjesa e parë, Zvicra shpartallon mbrojtjen kosovare appeared first on Klan Kosova.