Emisioni Info Magazine në Klan Kosova vjen me një edicion të veçantë drejtpërdrejt nga Prekazi, në kuadër të përmbylljes së Epopesë së UÇK-së.
Ky program special i kushtohet shënimit të 28-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike që përkujton sakrificën dhe rezistencën e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Nga studioja e veçantë e vendosur në Prekaz, me të ftuar të shumtë, do të transmetohen të gjitha aktivitetet përmbyllëse në kuadër të përvjetorit të Epopesë.
Në kuadër të manifestimeve përkujtimore, në Prekaz mbahet edhe manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, i cili simbolizon qëndresën dhe sakrificën për liri.
Sipas agjendës së organizimit, nga ora 18:15 do të bëhet ndezja simbolike e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.
Ndërsa në ora 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet një program artistik.
Qëndroni me Klan Kosova.


