Ka nisur seanca në Hagë.
Ish-diplomati amerikan, James Rubin po dëshmon para trupit gjykues në ditën e tretë të tij, njofton Klankosova.tv.
Ai tashmë është ulur në karrigen e tij ku në ditët e kaluara dëshmoi për orë të tëra.
Gjatë dy ditëve të kaluara, ai dha dëshminë e tij i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rubin tha se gjykimi që po i bëhet Thaçit, është i padrejtë, njofton Klankosova.tv.
Ai ka treguar edhe ngjarje dhe histori të ndryshme bashkë me Hashim Thaçin, Madeline Albright dhe emra të tjerë të rëndësishëm të asaj periudhe kohore.
Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së, dëshminë e tij e filloi me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.
Derisa foli edhe për disa periudha të ndryshme gjatë luftës dhe rolin e Hashim Thaçit, si drejtor politik i UÇK-së, por edhe personalitete tjera me rëndësi si ai i Adem Demaçit.
Teksa edhe sot pritet t’iu përgjigjet edhe pyetjeve të mbrojtjes dhe prokurorisë.
The post LIVE| Dita e tretë në Speciale, James Rubin nis dëshminë appeared first on Klan Kosova.