Përzgjedhësi i grupmoshës U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani, ka ftuar 23 futbollistë për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2027” ndaj San Marinos.
Ky ballafaqim do të zhvillohet më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova bën pjesë në Grupin A, ku deri tani ka marrë vetëm një pikë nga dy ndeshje – barazoi pa gola në udhëtim ndaj Rumanisë, ndërsa u mposht në shtëpi nga Spanja me rezultat 3:1.
Aktualisht, Finlanda dhe Spanja kryesojnë grupin me nga gjashtë pikë në dy ndeshje. Rumania renditet e dyta me katër pikë, ndërsa Qipro dhe San Marino mbeten në fund të tabelës pa pikë.
Në muajin nëntor, Kosova do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera kualifikuese, të dyja si mysafire, ndaj Qipros dhe Finlandës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!