Lista e fituesve në edicionin e 77-të të “Emmy Awards”

Lista e fituesve në edicionin e 77-të të "Emmy Awards"

Yjet më të mëdhenj të televizionit u nderuan të dielën mbrëma në ceremoninë madhështore të edicionit të 77-të të “Emmy Awards”.

Seriali “The Pitt” triumfoi në kategorinë Drama më e mirë, pasi hyri në mbrëmje me plot 13 nominime. Ndërkohë, “The Studio” u shpall Komedia më e mirë, duke arritur një sukses historik pasi barazoi rekordin e 23 nominimeve të vendosur nga “The Bear” në vitin 2024. Në kategorinë e limituar ose antologjike, çmimi kryesor iu dha serialit “Adolescence”.


Aktorët fitues:

  • Britt Lower u shpall Aktorja më e mirë në një dramë për rolin e saj në “Severance”.
  • Noah Wyle fitoi çmimin për Aktorin më të mirë në një dramë falë interpretimit në “The Pitt”.
  • Në kategorinë e komedisë, Seth Rogen nga “The Studio” mori çmimin për Aktorin më të mirë, ndërsa Jean Smart e fitoi të shtatin Emmy në karrierë (dhe të katërtin për rolin në “Hacks”) si Aktorja më e mirë në një komedi.
  • Për seritë e limituara ose antologjike, Stephen Graham u shpall Aktori më i mirë për “Adolescence”, ndërsa Cristin Milioti fitoi si Aktorja më e mirë për “The Penguin”.

Ceremonia u drejtua nga humoristi Nate Bargatze dhe u transmetua drejtpërdrejt në CBS si dhe në platformën Paramount+, nga Peacock Theater në Los Angeles.

Disa nga fituesit e kategorive kryesore:

Drama më e mirë

  • “Andor”
  • “The Diplomat”
  • “The Last of Us”
  • “Paradise”
  • “The Pitt” — FITUES
  • “Severance”
  • “Slow Horses”
  • “The White Lotus”

Aktor kryesor në dramë

  • Sterling K. Brown, “Paradise”
  • Gary Oldman, “Slow Horses”
  • Pedro Pascal, “The Last of Us”
  • Adam Scott, “Severance”
  • Noah Wyle, “The Pitt” — FITUES

Komedia më e mirë

  • “Abbott Elementary”
  • “The Bear”
  • “Hacks”
  • “Nobody Wants This”
  • “Only Murders in the Building”
  • “Shrinking”
  • “The Studio” — FITUES
  • “What We Do in the Shadows”

Seria e limituar ose antologjike më e mirë

  • “Adolescence” — FITUES
  • “Black Mirror”
  • “Dying for Sex”
  • “The Penguin”
  • “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”

Talk Show më i mirë

  • “The Daily Show”
  • “Jimmy Kimmel Live!”
  • “The Late Show with Stephen Colbert” — FITUES

Aktori në rol kryesor në seri të limituar/antologjike ose film

  • Colin Farrell, “The Penguin”
  • Stephen Graham, “Adolescence” — FITUES
  • Jake Gyllenhaal, “Presumed Innocent”
  • Brian Tyree Henry, “Dope Thief”
  • Cooper Koch, “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”

Aktorja në rol kryesor në seri të limituar/antologjike ose film

  • Cristin Milioti, “The Penguin” — FITUES
  • Cate Blanchett, “Disclaimer”
  • Meghann Fahy, “Sirens”
  • Rashida Jones, “Black Mirror”
  • Michelle Williams, “Dying for Sex”

Reality Competition më i mirë

  • “The Amazing Race”
  • “RuPaul’s Drag Race”
  • “Survivor”
  • “Top Chef”
  • “The Traitors” — FITUES

Aktorja në rol kryesor në dramë

  • Kathy Bates, “Matlock”
  • Sharon Horgan, “Bad Sisters”
  • Britt Lower, “Severance” — FITUES
  • Bella Ramsey, “The Last of Us”
  • Keri Russell, “The Diplomat”

Aktorja në rol kryesor në komedi

  • Jean Smart, “Hacks” — FITUES
  • Uzo Aduba, “The Residence”
  • Kristen Bell, “Nobody Wants This”
  • Ayo Edebiri, “The Bear”
  • Quinta Brunson, “Abbott Elementary”

Aktori në rol kryesor në komedi

  • Jeremy Allen White, “The Bear”
  • Seth Rogen, “The Studio” — FITUES
  • Adam Brody, “Nobody Wants This”
  • Jason Segel, “Shrinking”
  • Martin Short, “Only Murders in the Building”