Barcelona do të zhvillojë ndeshjen jetike në Ligën e Kampionëve nesër.
Ata do të udhëtojnë drejt Italisë, ku do të jenë mysafir të Interit në “San Siro” dhe të dyja këto skuadra do luftojnë për një vend në finale.

Në listë është rikthyer sulmuesi polak, Robert Lewandowski i cili kishte qenë i lënduar që nga ndeshja me Celta Vigon dhe mungojë yjet si Balde dhe Kounde, për shkak të lëndimeve të tyre.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet nesër, në orën 21:00./IndeksOnline/