Thursday, April 2, 2026
spot_img
HomeLajmeLirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i madh...

Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i madh ende s’është hequr

Është liruar një korsi për vetura në rrugën për në Rugovë, e cila ishte bllokuar pas një rrëshqitje gurësh.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se për shkak të makinerisë, guri i madh nuk ka arritur të largohet, por vetëm disa të vegjël.

“Disa gurë më të vegjël janë hequr nga kompania përgjegjëse, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, por te guri i madh nuk ka mundur të ndërhyjë, sepse nevojitet një makineri më e madhe dhe më e fuqishme. Një korsi është e lirë dhe veturat mund të kalojnë. Janë vendosur shiritat e sigurisë”, tha ai./Klankosova.tv

Gurët bllokojnë rrugën për në Rugovë, qytetarët kërkojnë përgjegjësi

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT