Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut është liruar nga burgu, një ditë pasi u anulua arrestimi i tij.
Një gjykatë e Seulit anuloi arrestimin në mënyrë që ai të mund të gjykohej për rebelim pa u arrestuar.
Teksa dilte nga qendra e paraburgimit, Yoon u përkul thellë para mbështetësve të tij, duke tundur dhe shtrënguar duart.
Turma bërtiti emrin e tij dhe valëviti flamujt e Koresë së Jugut dhe të ShBA-sw.
Yoon tha se ai “vlerëson guximin dhe vendimin e Gjykatës Qendrore të Qarkut të Seulit për të korrigjuar paligjshmërinë”, në një deklaratë të shpërndarë nga avokatët e tij, një referencë e dukshme për mosmarrëveshjet ligjore mbi arrestimin e tij.
Duke falënderuar mbështetësit e tij, ai kërkoi edhe nga ata që janë në grevë urie kundër fajësimit të tij që t’i japin fund aksionit.
Yoon përballet me akuza rebelimi të lidhura me shpalljen e tij të ligjit ushtarak më 3 dhjetor.
Ky veprim shkaktoi krizën më serioze politike të vendit që nga demokratizimi i tij në fund të viteve 1980.
Kriza filloi kur, në një përpjekje për të thyer bllokimin legjislativ, ai vendosi rregullin ushtarak dhe dërgoi trupa në Asamblenë Kombëtare dhe zyrat zgjedhore.
Përplasja zgjati vetëm disa orë pasi politikanët që arritën të kalonin një bllokadë votuan për heqjen e masës.
Asambleja e dominuar nga opozita votoi për shkarkimin e tij më 14 dhjetor.
Gjykata Kushtetuese ka diskutuar nëse do të shkarkojë zyrtarisht ose të rivendosë Yoon.
Nëse gjykata miraton shkarkimin e tij, zgjedhjet kombëtare do të mbahen brenda dy muajsh, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>