Xhemajl Emini dhe Bashkim Emini nga Rahoveci, të cilët ishin arrestuar para një jave nga autoritetet serbe, janë liruar nga mbajtja.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Rahovec, Qemajl Krasniqi.
Ai tha se vëllezërit, pas lirimit, janë kthyer menjëherë në Gjermani ku jetojnë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy vëllezërit ishin arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimin për “kryerjen e një krimi lufte kundër popullsisë civile me disa anëtarë të UÇK-së më 9 gusht, 1999″./Klankosova.tv.
MPB-ja serbe arreston dy persona, të dyshuar për “krime lufte” në Rahovec
The post Lirohen vëllezërit Emini nga Rahoveci që ishin arrestuar nga Serbia appeared first on Klan Kosova.