Shtatë pengjet e para u liruan mëngjesin e sotëm dhe iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Këto pengje – të marrë nga Hamasi në sulmin e datës 7 tetor 2023 – shënojnë një zhvillim kyç në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar në Gaza.
Sipas raportimeve, 26 pengje të vdekur dhe dy të tjerë, për të cilët nuk dihet fati, do të dorëzohen më përmes marrëveshjes. Në këmbim, Izraeli pritet të lirojë rreth 2,000 të burgosur palestinezë si pjesë e shkëmbimit, raporton Reuters.
Presidenti Donald Trump tashmë ka mbërritur në Izrael, ku është takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, në një kohë që procesi i lirimit të pengjeve po zhvillohet në prani të ndërmjetësve ndërkombëtarë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!